Autoritete lokale në Torino të Italisë i kanë evakuuar mijëra banorë fundjavën e kaluar pas gjetjes së një bombe të pashpërthyer, e cila kishte mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.
Rreth dhjetë mijë persona që jetojnë në të ashtuquajturën “zonë e kuqe” e vendndodhjes së bombës u detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa nga 50 mijë të tjerë u kërkua që ose të largohen, ose të qëndrojnë brenda vendbanimeve gjatë operacionit për shkurdisjen e bombës.
Bomba e madhe u shkurdis nga ekspertët e këtyre mjeteve shpërthyese dhe u dërgua në një gurthyes.
Gjatë operacionit të shkurdisjes së bombës, për të cilin zyrtarët thanë se përfundoi me sukses, autoritetet e ndërprenë përkohësisht qarkullimin e trenave dhe aeroplanëve.
Merret vesh se bomba e gjetur ishte prodhuar në Britani të Madhe dhe i përkiste periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Ajo u gjet në një kantier ndërtimi në pjesën qendrore të Torino-s, qytet në veriperëndim të Italisë.
Në tetor, një bombë e ngjashme ishte gjetur në qytetin verior të Bolzano-s, me ç’rast autoritetet i kishin evakuuar katër mijë njerëz, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
COMMENTS