Ismaili: Pagat do të rriten për të gjithë profesionistët shëndetësor

Ismaili: Pagat do të rriten për të gjithë profesionistët shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës u ka dhënë një lajm të mirë profesionistëve shëndetësor.

Ismaili ka thënë se tashmë janë marrë të gjitha hapat nga Ministria e Shëndetësisë që të rriten pagat për të gjithë profesionistët shëndetësor në Kosovë.

Ai ka treguar tashmë është përgatitur koncept dokumenti i cili i është dërguar Ministrisë së Administratës Publike të cilët do ta avancojnë përpara tani.

“Pagat do të rriten për të gjithë profesionistët shëndetësor. Ne tashmë kemi marrë të gjitha hapat e nevojshme dhe të gjitha dokumentet i kemi dërguar në Ministrinë e Administratës Publike. Çka është më e rëndësishmja, për herë të parë profesionistët shëndetësor do të kenë këso rritje pagash dhe kthim të dinjitetit të tyre”, ka thënë ministri Ismaili.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0