Ish-ministri fajëson shoqërinë civile për gjendjen në arsim

Ish-ministri fajëson shoqërinë civile për gjendjen në arsim

Ish ministri i Arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami, duke folur në Frontal në T7 ka thënë se pjesë të fajit e përgjegjësisë për këtë nivel është edhe shoqëria civile.

‘’Më shumë pare kanë pasur organizatat e shoqërisë Civile se sa Ministria. Ku janë efektet e fondeve që ka dhënë Bashkimi Europian për të ndihmuar në përmirësimin e arsimit në Kosovë’’, ka thënë Bajrami.

Ai ka thënë se gjendja e tanishme është një turp shtetëror. Bajrami ka thënë se në kohën sa ka qenë ministër ka pasur presione politike, dhe nuk ka pasur përkrahje të mjaftueshme që të bëjë ndryshime.

COMMENTS

WORDPRESS: 0