Ish luftëtari i UÇK-së refuzon dekoratën që ia ka ndarë Thaçi

Ish luftëtari i UÇK-së refuzon dekoratën që ia ka ndarë Thaçi

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi ka kundërshtuar dekoratën që presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ia ka ndarë atij me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai thotë se refuzon të pranojë këtë dekoratë. “Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

NA PASKA DEKORUAR “PRESIDENTI”!

Pashë në media një liste të gjatë të të dekoruarve dalë nga zyra e Presidentit të Kosovës me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë. Aty pashë edhe emrin tim.
Por, unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi.
Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së.
Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu sic deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0