Isa Mustafa tregon se çka bisedoi mbrëmë me Thaçin

Isa Mustafa tregon se çka bisedoi mbrëmë me Thaçin

​Të mërkurën mbrëma Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar në shtëpinë e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, për të biseduar rreth takimit që e kishte me delegacionin e SHBA’së në Kosovë.  Pas këtij takimi ka reaguar Mustafa, i cili ka thënë se Thaçi e ka informuar për masat serioze të cilat i ka deklaruar ky delegacion i cili dje u takua me krerët e shtetit dhe po qëndron ende në Kosovë

Mustafa ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ia ka shprehur edhe Thaçit brengosjen e tij dhe partisë së tij për situatën në të cilën koalicioni qeverisës e ka sjellë vendin.

Ai thekson se ka kërkuar nga presidenti Thaçi që të heq dorë nga ideja e korrigjimit të kufijve, në mënyrë që të krijohet një ambient normal për dialog dhe të evitohet frika nga dialogu.

“Kërkova nga Presidenti që të heq dorë nga orientimi i tij dhe diskursi politik për korrigjim të kufijve, në mënyrë që të krijohet një ambient normal për dialog dhe të evitohet frika nga dialogu. Se LDK nuk do të pajtohet ne asnjë mënyrë që të dialogohet për territorin, sepse kjo qon në rihapje të shtetësisë”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa thekson se në takim kanë biseduar edhe për ruajtjen e partneritetit të Kosovës me SHBA’të. Ndërkaq e quan budalla Shefin e Grupit Parlamentar tw Nismës, Bilall Sherifin, i cili mbrëmë tha se duhet të jepen sqarime rreth takimit të Mustafës me Thaçin.

“Po ashtu, theksova se është përgjegjësi e koalicionit qeverisës që të gjej zgjidhje, në mënyrë që të ruhet partneriteti me SHBA-të, si aleatin tonë strategjik. Ia shpreha qëndrimet e LDK-së për dialogun dhe nevojën që para dialogut të shkohet në zgjedhje, për të siguruar legjitimitetin Kam vërejtur se ka pasur spekulime si dhe akuza për këtë takim; disa budallenj e kanë cilësuar edhe si tradhti. Të tillët janë injorantë e zjarrvënës”, shkruan Mustafa.

Ndërkaq Mustafa shton se gjatë ditëve të kaluara është takuar edhe me Kryeministrin Haradinaj dhe me zv.kryeministrin Limaj e më herët edhe me Kurtin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0