Isa Mustafa pret në shtëpinë e tij Albin Kurtin

Isa Mustafa pret në shtëpinë e tij Albin Kurtin

Një takim mes dy krerëve opozitarë, Isa Mustafës së LDK-së dhe Albin Kurit të VV-së është mbajtur sot në shtëpinë e ish-kryeministrit.

Isa Mustafa dhe Albin Kurti njoftohet se kanë biseduar për zhvillimet dhe çështjet politike që kanë qenë në fokus gjatë muajve të fundit, si dhe për opozitarizmin LDK-VV.

Takimi është konfirmuar nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Mundem me konfirmu këtë takim. Për detaje tjera besoj sonte e dërgojmë një komunikatë”, tha ai për Gazetën Express.

“Nuk ka pas ndonjë teme konkrete. Në përgjithësi zhvillimet e fundit dhe opozitarizmi”, shtoi Mustafa.

Takime të ngjashme Kurti-Mustafa ka patur edhe në të kaluarën, qysh kur dy partitë e tyre kanë mbetur në opozitë, prej zgjedhjeve të fundit parlamentare.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0