Isa Mustafa mbledh kryesinë para takimit me Kurtin

Isa Mustafa mbledh kryesinë para takimit me Kurtin

Isa Mustafa, lideri i LDK-së e ka mbledhur kryesinë e partisë pak orë para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Në Selinë qendrore të LDK-së veçse kanë filluar të mblidhen anëtarët e kryesisë.

Nuk është bërë e ditur se për çfarë do te diskutohet, mirëpo merret vesh se partia e Mustafës ende nuk ka vendosur se kush do të jenë ministrat e ardhshëm.

Takimi në nivel te liderëve mbahet në ora 14 në Kuvendin e Kosovës

COMMENTS

WORDPRESS: 0