Investitorët gjerman dhe diaspora duan zonë ekonomike në Lumadh

Investitorët gjerman dhe diaspora duan zonë ekonomike në Lumadh

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka pritur sot në zyrat e Komunës së Vushtrrisë investitor të jashtëm gjerman dhe pjesëtarë të diasporës sonë në Gjermani, të cilët kanë shprehur interesim për zonën ekonomike në Lumadh.

Kryetari Xhafer Tahiri i informoi mysafirët për licencimin e Zonës ekonomike në Lumadh si dhe theksoi që kjo zonë është me interes strategjik për Komunën ndërsa ne jemi të interesuar që të kemi në të biznese që  krijojnë vende të reja të punës për të rinjtë e Komunës së Vushtrrisë, që rrisin prodhimin dhe eksportin.

Investitorët potencial gjerman të shoqëruar nga pjesëtarë të diasporës sonë në Gjermani e që kanë themeluar tashmë biznes në Kosovë prezantuan profilin e kompanisë gjermane, produktet dhe tregun e kësaj kompanie si dhe interesimin që kjo kompani të vendoset në zonën ekonomike që po krijohet në Vushtrri.

Zona Ekonomike në Lumadh po zgjon interesim të madh tek kompanitë e ndryshme vendore e ndërkombëtare. Shumë shpejtë pritet të fillojnë investimet në infrastrukturë në zonën ekonomike ndërsa në muajt në vijim do të bëhet thirrja publike për vendosje të bizneseve në të.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0