Deri të mërkurën kanë aplikuar 2.500 persona për t’iu bashkuar FSK’së, raporton T7
Kolona e të rinjve që presin në hyrje të kazermës “Adem Jashari”.
Të gjithë i takojnë moshës nga 18 deri në 23 vjeç.
Ky është vetëm njëri nga kriteret që ata duhet t’i plotësojnë për t’iu bashkuar ushtrisë.
E në duar po mbajnë pjesën tjetër të dokumenteve që duhet t’i dorëzojnë për t’iu bashkuar listës së aplikantëve.
Në radhën e tyre, ishte edhe Qëndrim Ahmeti nga Rezalla e Skenderajt.
Ai dëshiron t’i bashkëngjitet idealeve që dikur kishte prindi i tij. Ahmeti ndjehet i përgatitur për t’u rreshtuar në ushtrinë e Kosovës.
COMMENTS