Inspektorati policor jep detaje për aksionin në veri, tre të arrestuar

Inspektorati policor jep detaje për aksionin në veri, tre të arrestuar

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përmes një sqarimi për media thonë se mëngjesin e sotëm kanë arrestuar tre zyrtarë policorë në Mitrovicën e Veriut.

“Operacioni i sotshëm që u zhvillua me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin “Kontrabanda”, thuhet tash në sqarimin e tyre.

Përmes njoftimit thonë se arrestimi i tre të dyshuarve, një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor, është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

“Të arrestuarit do të intervistohen nga hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent. Me tri arrestimet e sotshme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25”, përfundon njoftimi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: