“Infrakos” mund të falimentojë në pjesën e dytë të vitit, nëse Qeveria s’e subvencionon

“Infrakos” mund të falimentojë në pjesën e dytë të vitit, nëse Qeveria s’e subvencionon

Kjo sipas Kryeshefit ekzekutiv, Agron Thaçi, po ndodh për shkak të mungesës së subvencioneve dhe mosshfrytëzimit sa duhet të këtij transporti, raporton KTV.

Ai thotë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Infrastrukturës duhet të mbështesin financiarisht ndërmarrjen në të kundërtën paralajmëron se mund të ndërpritet transporti hekurudhor.

Kërkesën e tij e mbështet në Ligjin për hekurudhat.

Por Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim ka thënë se obligimet financiare ndaj “Infrakos”-it nuk janë në kompetencë të saj, por të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Sipas zyrtarëve të MI-së, ata kanë kompetencë të përcaktojnë politika zhvillimore të infrastrukturës hekurudhore dhe të japin opsione për investime në këtë fushë.

“Bazuar në legjislacionin në fuqi, MI-ja bën rregullimin e ligjeve dhe akteve nënligjore në fushën e hekurudhave, përcakton politika zhvillimore të infrastrukturës hekurudhore si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar dhe jep opsione për investime në zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore, siç është rasti i modernizimit të hekurudhës Hani i Elezit – Leshak”, ka thënë Fillojetë Konjuhi, zyrtare e lartë shtypi në kabinetin e Ministrit.

E MZHE-ja e pyetur nga KTV-ja lidhur me telashet financiare të “Infrakos”-it, vetëm ka treguar se për 2019 janë alokuar më shumë se një milion e gjysmë mjete financiare për këtë ndërmarrje.

800 mijë euro sipas kësaj ministrie janë dhënë vetëm për projekte kapitale, derisa për subvencione rreth 600 mijë euro.

COMMENTS

WORDPRESS: 0