Infektologu Krasniqi jep detaje për viktimën e shtatë të koronavirusit

Infektologu Krasniqi jep detaje për viktimën e shtatë të koronavirusit

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë detaje të reja rreth përhapjes së koronavirusit në vend, ku ka konfirmuar se viktima e fundit ka pasur edhe sëmundje të tjera

Këtë ai e ka konfirmuar në një lidhje për Klan Kosova.

“Pacienti që ka ndërruar jetë sot kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Për momentin në Klinikën Infektive i kemi 41 pacientë të prekur me Covid 19. Pesë nga ta janë me oksigjenoterapi dhe dy të tjerë janë në kujdesin intensiv, ndërsa gjendja e tyre është kritike”, ka thënë ai.

Tutje, Krasniqi ka thënë se pacientët që janë në gjendje më të rëndë, janë të moshës së shtyrë.

“Pacientët e tjerë janë në gjendje të mirë. Ata pacientë që janë në gjendje kritike janë të moshës së shtyrë. Kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese , gjë që e rëndon edhe më shumë gjendjen e tyre. Ne po bëjmë të pamundurën që tu ofrojmë ndihmën mjekësore”, tha ai

Ndryshe, nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri me 09 prill 2020 gjithsej dyqind e njëzet e shtatë (227) raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2.

6 persona prej këtyrë rasteve kanë përfunduar me fatalitet dhe 31 të tjerë janë shëruar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: