Infektologu i QKUK: 4 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë, njëri prej tyre më i ri

Infektologu i QKUK: 4 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë, njëri prej tyre më i ri

Infektologu Shemsedin Dreshaj në emisionin Frontal në Televizionin T7 për gjendjen e pacientëve të prekur me koronavirus që janë duke u trajtuar në QKUK, raporton Gazeta Express.

Dreshaj ka deklaruar se gjendja e pacientëve është relativisht stabile. Ai shton se katër pacientë janë në gjendje më të rëndë. Njëri nga ta, sipas tyre është në moshë më të re.

“Gjendja e tyre vazhdon të jetë relativisht stabile, po një pjesë janë më mirë ndërsa katër pacientë i kemi në një situatë më të rëndë, që kanë nevojë për një asistencë më të shpejtë, Moshat pak më të shtyra, mbi 50 vjeç përjashtim një rast që është pak më i ri”, shton ai.

Infektologu ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në distancë.

“Njerëzit duhet që të qëndrojnë në distancë, distanca na ndihmon deri në dy metra, duhet që paraprakisht të merremi me higjienën e duarve dhe atyre gjësendeve që prekim”, thotë ai.

Ai ka deklaruar se janë duke marrë të gjitha masat për t’u mbrojtur nga virusi në QKUK, megjithatë, shton se një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Profesioni i mjekut është mision, jemi mjek kudo që jemi të vetëdijshëm shkojmë dhe hyjmë në punë dhe marrim rreziqet. Jemi duke përdorur masa standarde në stafin mjekësor, duke pasur kujdes të shtuar. Nuk kemi ndonjë nga stafi që është i infektuar deri më sot, është e pritshme që çdo kohë të kemi rastet tona si në të gjitha vendet e botës”, shton ai.

Sot gjatë ditës nga IKSHP-ja kanë bërë të ditur se deri më ani 35 raste të testuara në vend kanë rezultuar pozitiv me këtë virus./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: