Implementimi i standardeve në produkte siguron cilësinë dhe nxitë eksportet

Implementimi i standardeve në produkte siguron cilësinë dhe nxitë eksportet

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar tryezën “Promovimi i standardeve për produkte vendore dhe implementimi i MSA-së”.Në këtë tryezë u prezantua edhe punimi “Standardizimi në Kosovë dhe sfidat për rritjen e kualitetit të produkteve vendore”.Punimi ka trajtuar gjendjen aktuale të infrastrukturës së cilësisë në përgjithësi dhe të standardeve në veçanti.

Faton Thaçi, zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë, tha se kjo ministri është e fokusuar për të përafruar infrastrukturën ligjore me rregullat e BE-së.“Prodhuesit janë duke plotësuar standardet të cilat i përmbushin standardet e tregut. Përshtatja e standardeve të BE-së është kusht kryesor për rritjen e eksportit. Standardet janë nivelet vullnetare. Brenda MTI-së funksionon inspektorati i tregut i cili zhvillon krijimtarinë e tij në gjithë territorin e Kosovës”, theksoi Thaçi.

“Standardizimi i është një element i i fort i çdo ekonomie pa të cilin nuk do të kishim siguri dhe cilësi në produkte. Misioni i ministrisë është të nxisë fuqishëm zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Hafiz Gara, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Standardizimit në MTI, tha se standardet janë adaptuar dhe se Kosova nuk është larg nga standardet e BE-së.

Por sipas tij, Kosova nuk mund të adaptojë standarde direkt nga BE-ja për shkak se nuk është e anëtarësuar në OKB, por standardet i adapton nga Shqipëria.“Çalon implementimi i standardeve. Një produkt i cili bazohet në standard pranohet shumë më mirë në treg. Ne prokuronim standardet kanë një ndikim më të madh.

Qasja në standardet e BE-së është një arritur e madhe dhe na ndihmon shumë. Kosova nuk mund të adoptoj standarde direkt nga BE për shkak se nuk është e anëtarësuar në OKB, por standardet i adapton nga Shqipëria”.Dardan Abazi, hulumtues në INDEP, tha se standardizimi varet nga niveli i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik, për shkak se vendosja e standardit në produkte rrit edhe koston e produktit.

“Nevojitet më shumë njohuri për bizneset që ato të aplikojnë standarde në produktet e tyre. Gjithashtu INDEP ka propozuar hapjen e një qendre ku punonjësit aty do t’iu shërbenin bizneseve informata rreth standardizimit”.Abazi tha se çështja e standardizimit duhet të ngritet më shumë në diskursin publik.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0