Ilaçi për kancer del vitin tjetër, thonë shkencëtarët izraelitë

Ilaçi për kancer del vitin tjetër, thonë shkencëtarët izraelitë

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur kurën e parë të plotë për kancer – dhe se do të jetë e gatshme për njerëzit vitin tjetër.
Ekipi i vogël i shkencëtarëve nga Izraeli janë të bindur se kura e tyre do të jetë “efektive nga dita e parë” dhe do të jetë e gatshme brenda 12 muajve të ardhshëm.

Trajtimi, i quajtur MuTaTo, thuhet se përdorë një kombinim të peptideve të cilat synojnë kancerin dhe një toksine e cila në mënyrë specifike do të vrasë qelizat e kancerit, transmeton Gazeta Express.

Siç u raportua nga The Jerusalem Post, kompania prapa këtij trajtimi është Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd., e cila është themeluar rreth 20 vjet më parë.

Dan Aridor, drejtori i bordit të kompanisë, tha për The Jerusalem Post:

“Ne besojmë se brenda një viti do të ofrojmë kurën e plotë të kancerit. Kura jonë e kancerit do të jetë efektive nga dita e parë, do të zgjasë disa javë dhe do të ketë aspak apo pak efekte anësore – dhe do të kushtojë shumë më pak se çdo trajtim tjetër në treg”.
MuTaTo në thelb do të jetë një “antibiotik” i kancerit, thonë Aridor dhe CEO Dr. Ilan Morad.

COMMENTS

WORDPRESS: 0