IKShP: Mbajeni distancën dhe maskat, virusi akoma gjendet në mesin tonë

IKShP: Mbajeni distancën dhe maskat, virusi akoma gjendet në mesin tonë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike dhe maskat mbrojtëse, duke thënë se virusi ende gjendet në mesin tonë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKShP-ja ka bërë me dije se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Institutit, akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

“Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!”, thuhet në postim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0