IKD i reagojnë Lumezit për rastin Dehari: Mbi 3 mijë euro rrogën, e punët tona me na i kry Amerika a?

IKD i reagojnë Lumezit për rastin Dehari: Mbi 3 mijë euro rrogën, e punët tona me na i kry Amerika a?

Ehat Miftaraj nga Instituti  i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi, se për zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit do të kërkojnë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Miftaraj ka pyetur se pse gjithmonë duhet që punët e Kosovës t’i kryejë Amerika, përderisa Prokuroria e Kosovës numëron rreth 200 prokurorë të cilët marrin paga që variojnë nga 1 mijë 500 euro deri në 3 mijë e 200  euro.

Tutje ai ka thënë se një kërkesë e tillë madje nuk është as e bazuar në ligj, dhe si e tillë është e parealizueshme.

Miftaraj thotë se Amerika gjithçka që mund të bëjë, është të realizojë super ekspertizën për rastin në fjalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të sjellë prokurorë amerikanë në Kosovë, pasi që Kushtetuta e saktëson që vetëm prokurorët e emëruar sipas ligjeve të Kosovës mund të ushtrojnë profesione prokuroriale.

Reagimi i plotë i Ehat Miftarajt nga IKD:

200 prokurore ne sistem!

Paga mujore prej 1500 Euro deri ne 3200 Euro e fiu!

E duhet Amerika me i kry punet tona gjithe here a???

P.S.

Kerkesa nuk eshte e bazuar ne ligj. Eshte e pa realizueshme!

Amerika edhe me deshte nuk ka mundesi me na ndihmu ne kete rast. Krejt cka mundet eshte me na ba superekspertizen ne Amerike.

Per me sjell prokuror nga Amerika as qe vjen ne konsiderate! Refuzim me te paren.

As Amerika as edhe nje shtet tjeter, nuk dojne mu perzi ne raste te shteteve tjera.

Kushtetuta dhe Ligji percakton se vetem prokuroret e emeruar sipas ligjit ne Kosove mund te ushtrojne funksione prokuroriale.

Ne nivel te keshillave, eskpertizes se stafit te ambasades ne Kosove, po ambasada mundet me na ndihmu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: