Ia dolëm më në fund: Telekomi i Kosovës mbyll vitin me humbje

Ia dolëm më në fund: Telekomi i Kosovës mbyll vitin me humbje

Në një hulumtim të publikuar nga Gazeta Zëri, zbulohet se Telekomi i Kosovës (TK), dikur ndërmarrja publike më profitabile në vend, po shkon drejt falimentimit.

Sipas një raporti të brendshëm të aksionarit, Qeverisë së Kosovës, Telekomi i Kosovës e ka mbyllur vitin 2016 me një humbje prej 31 milionë eurosh, ndërsa ka pasur edhe rënie të madhe të numrit të konsumatorëve.

“Telekomi i Kosovës SHA vitin 2016 e ka përfunduar me rezultat negativ financiar me rreth 31.311.000 euro”, thuhet në raportin “Përformanca e Ndërmarrjeve Publike për vitin 2016”, i hartuar nga Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE).

Pra, vite të tëra keqmenaxhimi nga bordet dhe stafi ekzekutiv, më në fund e gjunjëzuan këtë korporatë. Nga një gjigand që gjeneronte madje edhe 97 milionë euro fitim para tatimit (viti 2007), tashmë kjo korporatë i ngjan një qeni të zgjebosur dhe po mbyll vitin me 31 milionë euro humbje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0