I vdes babai nga COVID-19 në QKUK, djali e raporton stafin mjekësor në Polici

I vdes babai nga COVID-19 në QKUK, djali e raporton stafin mjekësor në Polici

Një person ka raportuar në Polici se babai i tij I cili ishte i infektuar me COVID-19 dhe ishte duke u trajtuar në Repartin Intensiv në QKUK nuk ka marrë trajtimin e duhur dhe si pasojë ka vdekur.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:00 në QKUK.
“QKUK, 20.11.2020 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka qenë i diagnostikuar me Covid-19 dhe i hospitalizuar në repartin Intensiv në QKUK, sot ka ndërruar jetë. Dyshimet e ankuesit janë mos trajtimi i duhur nga stafi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0