Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e ministres së Financave

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e ministres së Financave

Hykmete Bajrami është liruar nga pozita e ministres së Financave, shkruan Gazeta Express

Në vendimin që ka siguruar GazetaExpress thuhet se Kryeministri Avdullah Hoti e ka liruar nga detyra ministen Bajrami.

“Kërkoj nga ju të më lironi nga detyra e ministres së Financave në detyrë. Po largohem, nga pozita e ministres për arsye personale, dhe do të angazhohem në pozitën e deputetes në Kuvendin e Republikës pas certifikimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami në kërkesën për dorëheqje.

Express ka tentuar ta kontaktojë Bajramin por e njëjta ka qenë e paqasshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0