Humolli: Nga mesi i prillit presim rritje të rasteve

Humolli: Nga mesi i prillit presim rritje të rasteve

Isme Humolli, shefe për emergjenca e OBSH’së në Kosovë thotë se Kosova ka marrë veprimet e nevojshme dhe konform rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në luftën kundër koronavirusit.

Thotë se qytetarët po respektojnë në përgjithësi rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse.

“Ka disa momente që gjejmë numër të madh personash në distancë të afërt dhe kjo është e papranueshme”, tha ajo në Pressing në T7.

“Nëse duam t’i ikim infektimit me Covid-19 duhet distancë strikte 2 metërshe”, theksoi ajo.

Tha se deri më tani numri i të infektuarve është relativisht i ulët por rritje rastesh priten në mes të muajit prill.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0