Hoxhaj tash bëhet kundërshtar i madh i produkteve serbe, fton qytetarët t’i bojkotojnë ato

Hoxhaj tash bëhet kundërshtar i madh i produkteve serbe, fton qytetarët t’i bojkotojnë ato

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se masa mbrojtëse prej 10 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, i mbron interesat e shtetit të Kosovës, fuqizon atë si dhe i mbron prodhimet vendore.

Ai ka thënë se vendimi është marrë për të penguar Serbinë që të mos financojë fushata kundër Kosovës në një gjeografi botërore.

Përveç taksës, Hoxhaj fton qytetarët e Kosovës që sa më shumë t’i bojkotojnë produktet serbe dhe të blejnë mallra të cilat prodhohen në Kosovë.

“Dikur i kemi thënë jo regjimit të Millosheviqit përmes bojkotit, rezistencës civile, luftës së armatosur – sot duam ta bllokojmë ekonominë serbe dhe vendimi është i duhur”, u shpreh ai në një intervistë për Telegrafin.

Hoxhaj tutje tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbajë këtë vendim.

COMMENTS

DISQUS: 0