Hoxhaj: S’ka ristrukturim të Qeverisë sivjet, as zgjedhje

Hoxhaj: S’ka ristrukturim të Qeverisë sivjet, as zgjedhje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se këtë vit nuk pritet të ndodhë ristrukturimi i Qeverisë.

Hoxha thotë për Radion Evropa e Lirë se këtë vit nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme.

“Qëndrimi ynë është që në vitin 2019 nuk ka as ristrukturim të Qeverisë, por nuk ka as zgjedhje të parakohshme”, deklaron ai.

“Ajo se çfarë mbetet është ta zbatojmë programin e Qeverisë, si Qeveri e Kosovës, dhe mbi të gjitha prioritet e kemi dialogun me Serbinë, kështu që nuk do të ketë asnjë ndryshim”, thotë Hoxhaj.

Mirëpo pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, thonë se ristrukturimi i Qeverisë duket i pashmangshëm.

Valmir Ismaili, nga organizata Demokraci Plus, thotë se pas situatës së krijuar së fundmi në Kosovë, me presionin për heqjen e taksës dhe grevat në shumë sektorë, Qeveria Haradinaj, nuk mund të ketë jetë të gjatë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0