Hoxha: Kemi progres në realizimin e 22 prioriteteve të Agjendës së Reformave

Hoxha: Kemi progres në realizimin e 22 prioriteteve të Agjendës së Reformave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha sot se ka progres në realizimin e 22 prioriteteve të Agjendës së Reformave.

Hoxha këto komente i bëri në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike me temë ”Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritshmëritë”.

“Deri më tani ka progres të konsiderueshëm, ky progres është avancuar sidomos pas miratimit të 11 ligjeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sa i përket sundimit të ligjit ndër të arriturat më të mëdha është miratimi I ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit dhe miratimi I ndryshimit te ligjit për prokurorinë e shtetit. Në këtë drejtim, ka pasur progres edhe në një numër prioriteteve”, theksoi Hoxha.

Ministrja më tej tha se duhet të tregojnë përkushtim dhe seriozitet në zbatimin e prioriteteve.

“Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe përmirësimi i klimës për investime, si dhe politikat më të avancuara të punësimit dhe arsimit të lartë janë padyshim detyrë dhe obligim i yni karshi qytetarëve të vendit tonë”, tha ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0