Hoxha: e-prokurimi nuk realizon pritjet për luftimin e korrupsionit

Hoxha: e-prokurimi nuk realizon pritjet për luftimin e korrupsionit

Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), tha se platforma elektronike e-Prokurimi nuk  realizon  pritjet për luftimin e korrupsionit. Sipas tij ende ka probleme në funksionimin e kësaj platforme të re, raporton EkonomiaSot.

Edhe pse kur u proklamua kjo platformë u tha se dallimi mes prokurimit të deritashëm dhe atij elektronik është i madh, sepse ky i fundit siguron kursime, ka siguri më të madhe dhe qëndrueshmëri në procesin e konkurrimit.

Ai në Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ku raportoi Raportin Vjetor për vitin 2017, tha se duhet edhe masa të tjera për të luftuar korrupsionin, pasi që e-Prokurimi nuk realizon pritjet e përgjithshme  për të luftuar atë.

“E-Prokurimi është mjet për me bë prokurim, nuk i realizon pritjet tona në luftë kundër korrupsionit, duhet me u shoqëru me masa të tjera”, ka theksuar ai.

Kjo pasi Lumir Abdixhiku, kryetar i komisionit, pyeti Hoxhën se: A e ul korrupsionin E-Prokurimi?

“A e ul korrupsionin E-Prokurimi? Si e shihni procesin e e-Prokurimit publik, kur do kalojmë plotësisht në prokurim publik, a është më transparent”.

Hoxha shtoi se këtë projekt e ka filluar Qeveria e kaluar, por edhe kjo aktualja po trajton me seriozitet këtë çështje.

“Projekti ka nis në qeverinë e kaluar, ka qenë përkushtim i qeverisë me instaluar këtë platformë, është vazhduar edhe në këtë fushë. Kosova sa i përket kësaj fushe është në mesatare me vende të BE-së, duke qenë para vendeve të rajonit në këtë fushë”.

“Pritjet tona janë:  kanë me ul koston e ofertimit shumë, di të rris besueshmërinë; do të jetë në kohë reale i zhvilluar i gjithë procesi i prokurimit publik. 97% e të gjitha procedurave zhvillohen në E-Prokurim, 186 autoritete kontraktuese, 6003 operatorë ekonomikë. Numri i përdorueseve është 14 mijë, 17 mijë publikime janë bërë deri më tani”, ka thënë Hoxha.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0