Hoti: Vetëm zgjedhjet e reja i hapin rrugë krijimit të institucioneve legjitime

Hoti: Vetëm zgjedhjet e reja i hapin rrugë krijimit të institucioneve legjitime

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se vetëm zgjedhjet e reja i hapin rrugë krijimit të institucioneve legjitime, që mund të sigurojnë konsensusin e brendshëm politik dhe shoqëror.

Sipas tij, për aq kohë sa nuk ka konsensus të brendshëm politik dhe shoqëror në Kosovë, bazuar në parimet e Kushtetutës, nuk mund të ketë as dialog me Serbinë.

“Ngrirja e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në po shkon në favor të veprimeve nepotiste dhe korruptive të partnerëve të PAN-it. Politika e jashtme e Kosovës është joekzistente, plotësisht në defansivë, duke u munduar të parandalohet tërheqja e njohjeve. Vizita të rëndësishme në Kosovë pothuajse nuk ka fare, dhe as vizita jashtë të krerëve të institucioneve”, ka shkruar ai.

“Qytetarët duhet ta thonë fjalën e tyre, sa më parë më mirë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe konsolidimin e shtetësisë të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0