Hoti thotë se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje

Hoti thotë se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje

Avdullah Hoti, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se koalicioni qeverisës duhet të largohet sa më shpejtë nga pushteti.

Duke komentuar takimin e sotëm të partnerëve të koalicionit me Partinë Socialdemokrate dhe Alternativën për rezolutën e propozuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, Hoti ka thënë se partia e tij kishte propozuar më herët një rezolutë për dialogun. Sot, sipas tij, ata që po mundohen të bëjnë rezolutë, dikur ishin penguesit e rezolutës së LDK-së.

“Si Lidhje Demokratike e Kosovës, për ta mbrojtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kemi propozuar Rezolutën me të cilën do të vendosnim vijën kryesore të kuqe në dialogun Kosovë-Serbi – territori i Kosovës të mos jetë pjesë e dialogut. Ata që sot po përpiqen të kontrabandojnë veten në këtë dialog, kanë qenë penguesit kryesor të përpjekjes tonë për ta mbrojtur shtetin. Të tillët kanë dëshmuar tash e sa kohë se kurdo që ju nevojitet, e vejnë në pikëpyetje shtetësinë, pozitën ndërkombëtare dhe territorin e vendit. E kane filluar më 22 dhjetor të vitit të kaluar, e po vazhdojnë sot e gjithë ditën. Të tillëve, jo që nuk duhet votuar rezolutën, por një orë e para duhet larguar nga pushteti”, ka shkruar Hoti në Facebook.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0