Hoti thotë se Qeveria po abuzon me rezervat shtetërore

Hoti thotë se Qeveria po abuzon me rezervat shtetërore

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se gjatë muajit maj ka ndarë 95 mijë euro për të kompensuar zyrtarët për një punë për të cilën ata e marrin pagën e rregullt.

Hoti ka postuar në Facebook vendimin e Qeverisë së datës 23 maj, ku edhe ka shkruar se nëse këta zyrtarë, në kryerjen e detyrave që iu ka ngarkuar Qeveria me vendimin e 18 prillit 2019, do të punonin më shumë se 40 orë në javë, atëherë vlejnë rregulloret për kompensim të orëve mbi normë.

“Çdo qasje tjetër lidhur me këtë çështje paraqet shkelje ligjore, të cilën auditori i brendshëm dhe auditori i përgjithshëm duhet ta evidentojnë”, ka shkruar Hoti.

COMMENTS

DISQUS: 0