Hoti: Telekomi po falimenton për shkak të punësimeve pa kritere

Hoti: Telekomi po falimenton për shkak të punësimeve pa kritere

Avdullah Hoti, Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se Telekomi ka nevojë për auditim ndërkombëtar për të nxjerrë kontratat e dëmshme

“Telekomi po dështon për shkak të kontratave të dëmshme. Kontrata me Z Mobile me zero investime nga Z Mobile i ka sjellë mbi 100 mijë të ardhura. Mbrojta e Telekomit në arbitrazh është neglizhua. Për shkak të borxhit z mobile po mban në presion Telekomin”, tha ai.

Hoti gjatë debatit në Kuvend, ka thënë se kriza në Telekom është thelluar nga punësimet pa kritere.

Telekomi po falimentin për shkak të qindra lëndëve në gjykatë.

Inkasimet po vihen nga përmbaruesit privat. Telekomi nuk ka ide për riskun e ekspozimit ndaj këtyre rasteve. Ka shumë licenca të kanë skaduar nga Telekomi dhe nuk ka mundësi me i vazhdua dhe kjo ndikon për sigurinë kombëtare duke pa natyrën e kësaj kompanie”, ka thënë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0