Hoti: Të shkojmë në zgjedhje, kryeministri nuk ka kontroll mbi institucionet

Hoti: Të shkojmë në zgjedhje, kryeministri nuk ka kontroll mbi institucionet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur skandaloz vendimin për deportimin e gjashtë shtetasve turq ditën e enjte

Ai tha se nuk janë respektuar procedurat për deportimin e tyre, se ata kanë pasur leje qëndrimi dhe se nuk kanë shkelur ligjet në Kosovë.

“Kërkojmë përgjegjësi institucionale dhe personale, për strukturën komanduese”.

“Kjo tregon se kryeministri nuk ka kontroll mbi qeverinë, policinë dhe institucionet tjera. Dje gjashtë shtetas turq janë deportuar pa asnjë bazë ligjore”, është shprehur Hoti në adresimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

Hoti ka deklaruar se kjo ngjarje ka krijuar një situatë të re dhe se partitë politike duhet të ulen dhe të dakordohen për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0