Hoti: Të shkarkohen ministrat me aktakuza

Hoti: Të shkarkohen ministrat me aktakuza

Avdullah Hoti nga Grupi Parlamentar i LDK-së gjatë kohës për deklarime jashtë rendit të ditës, ka ngritur shqetësimin lidhur me ministrat në kabinetin qeveritar që kanë aktakuza.

Ai tha se këta ministra do të jenë pjesë e raportit i cili do të publikohet nesër.

Sipas tij, e vetmja zgjidhje është mbajtja e zgjedhjeve të lira e demokratike.

“Elementet e korrupsionit dhe kapjes së shtetit vërehen në instanca. Me këtë qeveri janë tre ministra që kanë aktakuzë, është edhe një ministër që ka shkelur Kodin Penal duke rrezikuar sigurinë publike, por që është mbajtur në qeveri me votat e deputetëve të partive në koalicion.

“Ne nuk mund të pajtohemi që këta persona me aktakuzë të vazhdojnë t’i kryejnë detyrat e tyre”.

“Nesër Komisoni Evropian publikon raportin, sigurisht se këto akuza ndaj ministrave do të zënë vend në këtë raport”.

“GPLDK e ka mbështetur Qeverinë në ratifikimin e Demarkacionit në Malin e Zi, por tash ne nuk mund të ju ndihmojmë që t’i pastroni radhët e juaja”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0