Hoti: Të enjten në Bruksel shkon koordinatori i bisedimeve, detyra e tij draftimi i marrëveshjes finale

Hoti: Të enjten në Bruksel shkon koordinatori i bisedimeve, detyra e tij draftimi i marrëveshjes finale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se do ta emërojë së shpejti një koordinator nacional për dialogun.

Hoti para mediave ka thënë se me Serbinë dialogojnë vetëm për njohje reciproke.

“Dialogu, ju e dini, që ky proces ka fillu pas më shumë se 20 muaj të bllokadës. E kemi qartësuar platformën, e kemi komunikuar me publikun. Është mirëkuptu ky proces nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Normalizimi i marrëdhënieve është derivat i njohjes reciproke”, tha kryeministri.

Shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se të enjten do të ketë një takim tjetër në Bruksel ku i pranishëm do të jetë koordinatori që pritet të emërohet.

“Dialogu është vetëm politik për njohje reciproke, të enjten është një takim tjetër në Bruksel ku do të jetë prezent koordinatori shtetëror për dialog që do ta emërojë së shpejti për të draftu marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka thënë ai, derisa iu është përgjigjur deklarimeve për bisedime teknike.

“Çdo koment që dëgjoni ose nuk janë të informuar ose nuk duan t’i dëgjojnë. Sot kam dërguar ftesat për forum të liderëve gjithashtu edhe në kuvend për t’i informuar për të gjitha zhvillimet. Nuk ka dialog teknik, vetëm dialog për të normalizuar marrëdhëniet”, ka thënë ai. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0