Hoti: Qeveria s’ka legjitimitet për të vazhduar

Hoti: Qeveria s’ka legjitimitet për të vazhduar

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se koalicioni ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës dhe nuk ka logjikë të shëndosh që partitë opozitare të bëjnë opozitë normale, pasi që vet funksionimi i Kuvendit është vënë në pikëpyetje.

Ai në tryezën e LDK-së me organizatat joqeveritare, ka thënë se qëllimi i kësaj tryeze është të diskutojnë për sfidat me të cilat po përballet Kuvendi në realizimin e mandatit.

“Kjo legjislaturë ka trajtuar çështje sfiduese që ka lëkundur stabilitetin institucional. Janë dërguar mesazhe të këqija me mënyrën si është bërë koalicioni. Shkarkimi i bordeve që është përgjegjësi e kuvendit është shkarkuar nga qeveria. Emërimi nga 5 zv ministra, falja e borxheve për prodhuesit e ujit iniciativa për shfuqizimin e dhomave të specializuara dhe dëbimi i dhunshëm i 6 shtetasve turq. Gjatë kësaj periudhe ne si LDK jemi munduar të bëjmë një opozitë të fuqishme. Kemi qene grupi parlamentar më aktiv.

Hoti shtoi se LDK e vlerëson se ka dështuar njëfarë kontrolli demokratik i kuvendit karshi qeverise.

“Pa një shumicë qeveria e vendit s’ka legjitimitet me vazhdu. Kanë filluar të dështojnë dhe mbledhjet e qeverisë. Kryeministri ka dështuar se nuk ka kontroll mbi ministra dhe institucionet. Ministrat marrin vendime mbi interesat personale. Km ka filluar të dal në terren pa kompetence për të premtuar themelimin e komunave të reja. Kemi iniciuar tryezat e partive politike me të vetmit qëllim që të caktohet data e zgjedhjeve. Përmes tryezave i kemi dhënë mundësi dialogut dhe gjërat të qartësohen”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0