Hoti prezanton programin qeverisës, këto janë objektivat

Hoti prezanton programin qeverisës, këto janë objektivat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, para kabinetit qeveritar ka prezantuar programin qeverisës, ku ka paraqitur objektivat e qeverisë të cilën e drejton, raporton EkonomiaSot.

Ai tha se programi qeverisës adreson nevojat e qytetarëve dhe situatën në të cilin po kalon vendi.

“Si pikë e parë është menaxhimi i Pandemisë.Në programin tonë do të jenë masat emergjente dhe hapja e bizneseve dhe shoqërisë për tu kthyer në normalitet.Krijimi i kapaciteteve duke përfshirë rritja e testimeve duke integruar tërë sistemin mjekësor.Masat për rimëkëmbjen e ekonomisë ku hynë lehtësimi i qasjes në financa për bizneset, mbështetja e punësimit për bizneset në bujqësi.Krijimi i fondit për rimëkëmbje ekonomike i cili do të jetë 1.2 miliard euro i cili do të jetë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.
Do të fillohen reforma duke filluar nga Ligji i Ri për Qeverinë”.
Si objektiva tjera ai tha se do të jetë luftimi i dukurive negative siç është korrupsioni dhe krimi inorganizuar.
“…Do të kemi luftë të pakompromis ndaj luftës kundër korrupsionit, jo me deklarime të forta për të por, me veprime konkrete”,tha Hoti
Forcimi i sovranitetit të vendit duke ruajtur sovranitetin e vendit, “Dialogu me Serbinë ne kemi qëndrime të qartanë këtë aspekt”, tha Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0