Hoti për dialogun me Serbinë: Kosova tokë me nda nuk ka

Hoti për dialogun me Serbinë: Kosova tokë me nda nuk ka

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është e papranueshme që të ambalazhohet dialogu me Serbinë me gjysmë të njohura dhe dykuptimësi dhe se Kosova nuk ka tokë për ta ndarë.

Hoti ka thënë se përfaqësuesit politik duhet të jenë të qartë me qytetarët e Kosovës dhe aleatët rreth dialogut me Serbinë.

“Është e pa pranueshme që të ambalazhohet dialogu me Serbinë me gjysmë të njohura dhe dykuptimësi. Kjo qasje e Presidentit u pa edhe sot në konferencën për medie”.

“Ne nuk mund të ‘manovrojmë’ me procesin e dialogut. Ne duhet të jemi të qartë me qytetarët e Kosovës dhe aleatët tanë për pozicionin tonë në dialogun me Serbinë”.

“E para, Kosova duhet të dialogojë dhe do të dialogojë, sepse nuk ka alternativë tjetër. Gjuha që nxitë konflikte duhet të hiqet nga diskursi jonë”.

“E dyta, Kosova tokë me nda nuk ka, Kosova nuk e rishikon shtetësinë e vetë dhe Kosova nuk e defunksionalizon shtetin e vetë me aranzhime të brendshme në baza etnike”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Avdullah Hotit në Facebook

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0