Hoti: Ligji për pagat duhet të tërhiqet dhe të rishkruhet

Hoti: Ligji për pagat duhet të tërhiqet dhe të rishkruhet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se Ligji për pagat në sektorit publik, duhet të tërhiqet si i tillë, dhe të rishkruhet ne konsultim me të gjithë kategoritë e të punësuarve në sektorin publik. Ai ka kërkuar nga Qeveria që ta anulojë edhe vendimin për rritje të pagave për vete, pasi që është konflikt interesi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se Ligji për pagat në sektorin publik nuk respekton parimin “pagë e njejtë për punë të njejtë”.

Ai ka thënë se ligji lë hapësirë për përcaktim të të ardhurave me vendime të organeve të tjera, duke lënë kështu hapësirë që prapë me vendime ekzekutive të krijohen pabarazi në të ardhura.

Hoti ka thënë se Ligji për pagat në sektorit publik, duhet të tërhiqet si i tillë, dhe të rishkruhet ne konsultim me të gjithë kategoritë e të punësuarve në sektorin publik.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ligji per pagat ne sektorin publik nuk respekton parimin “page e njejte per pune te njejte”, apo parimet tjera parapara ne nenin 3.

Arsimtaret e shkolles se mesme paguhen sa truproja, i cili pervec pages merr edhe shtesat per rrezikshmeri. Polici i thjeshte ka koeficient 2, nderkaq polici i ri 1.0.

Ligji le hapesire per percaktim te te ardhurave me vendime te organeve te tjera, duke lene hapesire qe prape me vendime ekzekutive te krijihen pabarazi ne te ardhura.

Me nenin 27, ju ruhen pagat e larta te atyre qe per shume vite kane perfituar shumefish me shume se vartesit e tyre ose te punesuarit e tjere. Kjo bie ndesh me qellimin e ketij ligji, qe eshte harmonizimi i pagave ne sektorin publik.

Si i tille, ky ligj duhet te terhiqet. Ligji duhet te rishkruhet ne konsultim me te gjithe kategorite e te punesuarve ne sektorin publik.

Qeveria duhet te anuloje vendimin per rritje te pagave per vete, sepse ai vendim paraqet konflikt te interesit sipas vleresimit te Agjencise Antikorrupcion qe eshte organi i vetem qe vlereson ligjerisht konfliktin e interesit.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0