Hoti – Kadaj Bujupit: Qeveria Mustafa nuk ishte bërë regjisore filmash, si kjo tash

Hoti – Kadaj Bujupit: Qeveria Mustafa nuk ishte bërë regjisore filmash, si kjo tash

Ndonëse debati parlamentar i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, është për vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, pati pyetje edhe për qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.
Kadaj – Bujupi kërkoi sqarim për një vendim të Qeverisë së kaluar për ndarjen buxhetore për Qendrën Kinematografike të Kosovës, të cilat sipas saj nuk janë shpenzuar.

Për këtë u përgjigj shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. Ai tha se Qeveria e atëhershme nuk ka qenë regjisore filmash, siç është bërë kjo e sotmja.

“Qeveria e atëhershme nuk është bërë regjisore e filmave siç është tash. Qendra thotë mos me regjistrua e këta vazhdojnë. Nuk jemi bërë regjisorë si Haradinaj cilin film me financu”, tha Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0