Hoti ironizon me konferencën e Thaçit: Autorizimet për dialog merren në kuvend, jo në konferenca për shtyp

Hoti ironizon me konferencën e Thaçit: Autorizimet për dialog merren në kuvend, jo në konferenca për shtyp

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se partitë e pozitës duhet të tregojnë për çka e duan konsensusin para bisedimeve me Serbinë dhe ta kenë të qartë se gjithçka duhet të mbetet brenda kushtetutës dhe ligjeve.

Ai ka ironizuar me konferencën e presidentit Hashim Thaçi para takimit të fundjavës me homologun serb Aleksandar Vuçiq, duke deklaruar se legjitimiteti për ta përfaqësuar vendin merret në Kuvendin e Kosovës, jo në konferenca për media.

“A do të ulemi në tryezë të bisedimeve me Serbinë për ta rishikuar shtetësinë dhe kushtetutën? Askush nuk e thotë këtë gjë. A po kërkohet konsensus për ta ndryshuar kushtetutën? Le ta thonë hapur”.

“Autorizimet për ta përfaqësuar Kosovë nuk merren në konferenca për shtyp, por në Kuvendin e Kosovës. Qeveria ka pasur një platformë të cilën e ka tërhequr. Arsyet për këtë gjë i di vet ajo”.

“Tash po vërejmë një interesim të shtuar të bashkësisë ndërkombëtare për këtë proces. Dhe është mirë që është kështu. Por ne nuk jemi të përgatitur. Jo sepse opozita ka penguar, por sepse kjo është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova”.

“Unë nuk mund të jap propozime invovative jashtëkushtetuese. Ekipi i Unitetit ka pasur logjikë para pavarësisë. Por ajo është e shkuar, sepse ka qenë para shpalljes së pavarësisë. Kushtetuta dhe ligjet tjera tani përcaktojnë qartë kush e përfaqëson vendin dhe për çka mund ta përfaqësojë”. (KlanKosova)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0