Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur, këtë përgjigje e kam dhënë 20 deri në 30 herë

Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur, këtë përgjigje e kam dhënë 20 deri në 30 herë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe është temë e mbyllur.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes se Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Hoti tha se lidhur me këtë çështje ka gjithmonë përgjigjen e njëjtë.

“Në këtë pytje jam përgjiur 20-30 herë edhe gjithmonë keni me e marrë pergjigjen e njëjtë. Asociacioni i komunave me shumicë serbe është temë e mbyllur në marrëveshjen e vitit 2013 dhe me marrëveshjen tjetër të vitit 2015 ku janë vendosur norma kushtetuese që statuti i asociacionit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Me këtë është pajtuar edhe pala serbe. Nga ky këndvështrim, unë po deklaroj se asociacioni është temë e mbyllur”, ka thënë Hoti./Gazeta Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0