Hoti: Agresivitetit të Serbisë duhet t’i përgjigjemi me unitet në dialog

Hoti: Agresivitetit të Serbisë duhet t’i përgjigjemi me unitet në dialog

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, thotë se është vështirë që të merret seriozisht gatishmëria e Serbisë për dialog me Kosovën.

Hoti thotë se përgjigja më e mirë ndaj diplomacisë agresive të Serbisë ndaj Kosovës është që të jemi unik në raport me këtë shtet.

Postimi i Hotit në Facebook:

Vështirë të merret seriozisht gatishmëria e Serbisë për dialog me Kosovën.

Ajo në të njëjtën kohë po bënë diplomaci agresive tek shumë shtetet që të mos na njohin dhe shumë të tjera që ta revokojnë njohjen.

Involvimi i saj në veri për ta mbajtur atje gjendjen refuzuese ndaj institucioneve tona, si dhe qasja aspak kooperative e Listës serbe, flasin për mungesën e vullnetit minimal për të krijuar gjendje optimale për dialog. Kjo mendësi e Beogradit duket se ushqehet me shpresën se me këtë agresivitet mund të na sjellin në tavolinë e bisedimeve me disavantazhe të mëdha.

Përgjigja më e mirë për krejt këtë destruktivitet është që ne të jemi unik në raport me Serbinë dhe me atë që aspirojmë – një Kosovë unike e cila mbështetet në Kushtetutën e saj duke respektuar sovranitetit dhe integritetin e saj territorial.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0