Hekuran Murati – opozitës: Mos i përdorni të pagjeturit për politikë

Hekuran Murati – opozitës: Mos i përdorni të pagjeturit për politikë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, thotë se është hipokrizi që po opozita po kërkon llogari te qeveria ende pa i bërë një muaj punë.

“Këtu afër janë këto slogane, po më vjen mirë që opozita ka filluar të kërkoj llogaridhënie nga qeveria. Çka është hipokrizi është që po kërkon llogari ende pa i bërë 1 muaj punë. Nuk bën me u keqpërdor çështja e të pagjeturve për politikë.”, u shprehë ai.

Murati tha se tarifa ndaj produkteve serbe ishin një masë e vendosur pa konsultime dhe pa koordinim me partnerët tanë kombëtar.

“Me 6 nëntor të vitit 2018, fillimi u propozua tarifa prej 10 për qind, ishte një veprim i ndërmarr prej dëshpërimit, ishte një klithë dëshpërimi. Në njërën anë e kishim Serbinë që po bënte një fushatë të egër për çnjohjen e Kosovës. Vendosja e një mase të tillë u vendos si një revansh. Pas dy jave, u përshkallëzua në masën 100 për qind. Kjo masë e vendosur në mënyrë ad-hock, pa konsultime me prodhuesit dhe pa koordinim pa partnerët tanë ndërkombëtare.”, u shpreh ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: