Haxhiu: Qeveria ia jep 53 milionë euro Bechtelit, e për Telekomin s’bën asgjë

Haxhiu: Qeveria ia jep 53 milionë euro Bechtelit, e për Telekomin s’bën asgjë

Kuvendi i Kosovës tashmë është duke mbajtë seancë të jashtëzakonshme për Telekomin. Aty, foli edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha në Kuvend se për t’u gjetur një zgjidhje në mes të Telekomit dhe Z-Mobile, janë gjëra që duhet të ndërmerren.

“Duhet të bëhet një ekspertizë që është në kontraktim e sipër, për me vlerësu dënim financiar dhe duhet një mendim ligjor që s’ka të bëjë as me Telekomin e as me Qeveri, dhe të behet një marrëveshje mes Telekomit dhe Z-Mobile”, tha Lluka.

Ai tha se çdo ndërhyrje politike e rrezikon edhe një arbitrazh të mundshëm.

Fjalën pas ministrit e mori deputetja e LVV’së, Albulena Haxhiut, e cila tha se një ministër që nuk e di zgjidhjen e këtij problemi në mes të kompanisë shtetërore dhe Z-Mobile, atëherë ai ministër duhet të shkarkohet.

“Është e çuditshme se si ministri ende nuk ka ide për zgjidhje ne mes të Telekomit dhe Z-Mobile”, tha Haxhiu.

Ajo tha se Qeveria është dashur t’i hapë sytë dhe veshtë, sepse Telekomi është në gjendje të papërballueshme financiare.

“Si është e mundur që Bechtel Enkas Qeveria mundet t’ia japë 53 milionë euro, e kur vjen puna te kompania shtetërore, nuk bëhet asgjë”, tha Haxhiu.

E Valdrin Lluka, iu kundërpërgjigj deputetes së VV’së se si ministër nuk mund të lejojë që të merret ndonjë vendim, pa u marrë asnjë mendim profesional dhe kështu të ketë mbrojtje profesionale.

COMMENTS

DISQUS: 0