Haxhiu paralajmëron se Thaçi mund të paditet edhe në Gjykatën e Zvicrës

Haxhiu paralajmëron se Thaçi mund të paditet edhe në Gjykatën e Zvicrës

President shpifës e ka quajtur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, presidentin e vendit Hashim Thaçi, pas deklaratave të tij të fundit rreth saj dhe familjes së saj.

Ajo ka njoftuar se familjarët e saj po konsultojnë që ta padisin Thaçin në Gjykatën e Zvicrës, derisa ajo njoftoi se sot veçse do ta padis Thaçin.

“Dje akuzoi që familja ime ka laborator droge, ndërsa sot, thekson familja politike. Sikur herën e parë po ashtu edhe herën e dytë, ai ka shpifur me qëllime të pista! Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicerane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës. Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta. Le të dalin e të flasin publikisht!”, përfundon Haxhiu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0