Haxhiu: Pa vetting s’mund të kthehet besimi në drejtësi

Haxhiu: Pa vetting s’mund të kthehet besimi në drejtësi

Pa vetting, nuk mund ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Kështu ka deklaruar Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, në tryezën “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit”, një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, raporton KTV.

Një proces i tillë, sipas Haxhiut, nuk mund të bëhet vetëm nga qeveria, dhe e ka parë të domosdoshëm bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës.

Derisa Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar performancën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe faktin që sipas tij, nuk ka pasur raste të degradimeve të prokurorëve, çka sipas tij, ka krijuar edhe pasiguri juridike.

Nevojën për ngjalljen e mekanizmave për mbikëqyrjen e performancës brenda KPK-së e KGJK-së, e ka theksuar edhe Arton Demhasaj, një prej panelistëve në këtë tryezë.

Megjithatë, si prioritet të parë për legjislaturën në ardhje, Demhasaj nga organizata Çohu, ka përmendur rishikimin e Ligjit për Financimin e Partive Politike.

Pjesë e kësaj tryeze ishte paraparë të jetë edhe ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, por që organizatorët kanë bërë të ditur se Tahiri, e ka anuluar në momentet e fundit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0