Haxhiu kërkon shkarkimin e Driton Selmanajt

Haxhiu kërkon shkarkimin e Driton Selmanajt

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po kërkon që Driton Selmanaj të shkarkohet nga pozita e zëvendëskryeministrit.

Gjithashtu, Haxhiu thotë që pas Selmanajt duhet të rrëzohet edhe Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti.

“D.Selmanaj duhet të shkarkohet sa më parë e pas tij e gjithë Qeveria!”, ka shkruar Haxhiu, e cila s’ia ka shkruar zëvendëskryeministrit emrin e plotë në reagimin e saj.

Ky reagim i Haxhiut ka ardhur pas një debati në Kuvendin e djeshëm për të pagjeturit, e cili më pas u trajtuar edhe në emisionet televizive politike./Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0