Haxhiu i reagon Veselit për rastin e Naser Shalës: Hipokrizia jote është bërë e gërditshme

Haxhiu i reagon Veselit për rastin e Naser Shalës: Hipokrizia jote është bërë e gërditshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka reaguar duke i cilësuar reagimet e Kadri Veselit si të gërditshme. Ajo e ka cilësuar të tillë për shkak se Kadri Veseli e konsideroi se fakti që Naser Shala u zgjodh në krye të AKKVP’së, është nepotizëm që po ndikon tek të rinjtë që po ikin nga Kosova, e që në fakt ka qenë vetë Veseli që e ka mbështetur atë.

“Hipokrizia e Veselit nuk ka fund dhe ka nisur të bëhet e gërditshme. I njëjti paska folur rreth largimit të Ambasadës Amerikane nga AKVP, për shkak të Naser Shalës apo Ftyrës” shkroi Haxhiu.

Ajo ia rikujtoi Veselit se kanë qenë deputetët e koalicionit të tij që e kanë votuar Shalën edhe pse Komisioni për Legjislacion kishte kërkuar që të mos përkrahej.

“Në fakt deputetet e PDK, AAK dhe Nismës e kanë votuar të njëjtin edhe përkundër faktit që Komisioni për Legjislacion kishte rekomanduar të mos përkrahet i njëjti” shkroi ajo, duke shtuar se “pazaret i kanë bërë bashkë andaj PANhajnia duhet të largohet në PAKO”.

Në fund ajo shtoi se ky është rasti i artë që qytetarët ta largojnë Veselin nga pushteti.

“Lëvizja VETËVENDOSJE!, është shpresa e vetme prandaj e kemi shansin e artë për t’i larguar këta nga pushteti” e përfundoi tekstin Haxhiu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0