Haxhiu: Haradinaj i ra pishman për dorëheqjen, e pa që s’mund të përfitojë në emër të luftës

Haxhiu: Haradinaj i ra pishman për dorëheqjen, e pa që s’mund të përfitojë në emër të luftës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhium, është shprehur se Ramush Haradinaj i ka ra pishman për dorëheqjen e tij, e sipas saj, kësisoj kur e pa që nuk po mundet të përfitojë në emër të luftës.

“Haradinaj dha dorëheqje duke u viktimizuar me ftesën nga Gjykata Speciale ndonëse arsye nuk ishte ftesa e Speciales. Kur pa që nuk mundet më të përfitojë në emër të luftës, duket se i ra pishman për dorëheqjen”, ka thënë Haxhiu, përcjell Koha.net. “Tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sepse mundohet të gjej një deriçkë për të ruajtur pushtetin që e kishte dhe që e keqpërdori aq shumë”, ka shtuar më tej.

Haxhiu ka thënë se “kthim prapa as që mund të ketë”.

“Zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë”, ka thënë Haxhiu, duke shprehur bindjen se partia në të cilën ajo bën pjesë është e vetmja shpresë për vendin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: