Haxha: Telekomi i Kosovës po bën shkelje në konkursin për kryeshef ekzekutiv

Haxha: Telekomi i Kosovës po bën shkelje në konkursin për kryeshef ekzekutiv

Telekomi i Kosovës me hapjen e konkursit për kryeshef ekzekutiv, qëllimshëm është duke bërë përjashtimin e aplikantëve jashtë vendit. Me konkursin e hapur nga kjo kompani obligohen aplikantët që aplikacionin e tyre duhet dorëzuar vetëm personalisht. Këtë akuzë e ka bërë ish-drejtori i Telekomit, Shyqyri Haxha.

Haxha në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se aplikantëve jashtë vendit, po u pamundësohet qëllimshëm që të mos kenë të drejtë të aplikojnë ‘online’.

Postim i plotë i Haxhës:

Kohëve të fundit është hapur posti për kryeshef ekzekutiv të Telekomit të Kosovës. Me këtë konkurs, për herë të parë pamundësohet aplikimi përmes aplikacionit ‘Online’, pra ky konkurs qëllimisht përjashton aplikantët potencial jashtë Kosovës që të aplikojnë për këtë post.
Në aplikacion theksohet: …aplikacioni duhet të dorëzohen personalisht në zarfe të mbyllur në zyrën e arkivit qendrore kati VI, zyra nr. 611 ndërtesa kryesore e TK-së, Dardania pa nr. 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Ky konkurs është në kundërshtim të plotë me ligjin për ndërmarrje publike Neni 13, Neni 21 i ligjit bazik, paragrafi 21.4. Zgjedhja e KE-së në këtë formë është kundërligjore sepse Bordi i Drejtorëve duhet të kryejë një procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese, e cila ka për qëllim që të gjitha emërimet të bëhen ekskluzivisht në bazë të meritës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0