Haradinaj: Vizat do të vonohen edhe po të jetë raporti pozitiv

Haradinaj: Vizat do të vonohen edhe po të jetë raporti pozitiv

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhje së Qeverisë ka komentuar edhe për projekt rezolutën e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në liberalizimin e vizave.

Haradinaj tha se është i informuar për këtë iniciativë dhe e respekotn vendimin e tyre.

Sipas tij Kosova është për dialog, por shqetësimi për liberalizim të vizave po rritët dhe presioni po ashtu.

“Të gjithë po e ndjejmë presionin. S’besoj që do të arrijmë deri aty pasi që pritet që më 17 apo 18 korrik ta kemi dhe vlerësimin e BE-së i cili do të jetë pozitiv”, tha Haradinaj.

Por ai tha se edhe nëse do të ketë raport pozitiv nga BE-ja nuk kryhet puna e liberalizimit pasi që është edhe Parlamenti Evropian janë edhe Qeveritë e shteteve veq e veq.

“Është një proces i rëndë. Të jemi të kujdesshëm deri në cak. S’besoj që këtu humb dikush. S’është meritë e kësaj Qeverie por e një procesi të gjatë. Do ta kemi një vendim pozitiv, por nuk është kryer puna aty”, tha Haradinaj.

Kryeministri u pyet edhe për takimin me krerët e Listës Serbe për të cilët tha se shqetësimet e tyre janë sa i përket sigurisë ndërsa shtoi se Qeveria nuk e ka problem mungesën e tyre pasi që siç tha Haradinaj “proceset ecin, ata po humbin për vete”.

Kryeministri ka folur edhe për largimin e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja ku tha se nuk do të lejojnë që askush t’i kërcënojë pjesëtarët e FSK-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0