Haradinaj ua mbledh betë kryetarëve të komunave

Haradinaj ua mbledh betë kryetarëve të komunave

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”.

Haradinaj me këtë rast tha se nga puna e përbashkët e këtij forumi kanë arritur t’i kuptojnë problemet me të cilat ballafaqohen komunat.

“Ne i kemi kuptuar veprimet që mund t’i ndërmarrim e të cilat do të ishin në dobi në komunat që i udhëhiqni, këto i kemi identifiku si start, si me prona, buxhetin dhe prokurimin”, tha ai.

Haradinaj, po ashtu, tha se gjatë kësaj periudhe të përbashkët janë marrë 50 mijë vendime në prona, përfshirë shpronësime, 3 ligje, dy koncept-dokumente të financave, 30 shpronësime, 30 vendime për bartjen e pronave në komuna.

“Bartja e pronave ka qenë e qëlluar edhe pse ka pasë kritika, komunat s’kanë projekte të mira zhvillimore, ato mund t’i aktivizoni. Na ndihmoni që të jemi me ju dhe të ju ndihmoj”, ka thënë Haradinaj.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0